Lloj i ri droge nga Shqipëria? Konsullata në Stamboll përgënjeshtron gazetën turke

25/05/2018 11:32

Gazeta turke “Daily Sabah” ka bërë një shkrim për trafikun e lëndëve narkotike flet për një lloj të ri droge, që sipas medias turke e ka Shqipërinë si vend origjine.

Por Konsulata e Përgjithshme në Stamboll e ka përgënjeshtruar këtë lajm, dhe në një letër të dërguar të përditshmes “Daily Sabah” përgënjeshtron këtë lajm.

“Në artikull bëhet një paralelizëm mbi zëvendësimin e drogës sintetike “bonzai” me një drogë të re të quajtur “skunk” (marijuana gjenetikisht e modifikuar), e cila, sipas artikullit nënkupton Shqipërinë si vend të origjinës.

Cilësimi i Shqipërisë si baza kryesore e furnizimit të marijuanes për tregun turk është një fakt i rëndë, duke pasur parasysh se faktet e sipërmendura e përjashtojnë këtë pretendim.

Po ashtu, një tjetër fakt i deformuar që paraqisni është se “drogërat të cilat nuk i keni përcaktuar se cilat janë, mbërrijnë nga vendet e Evropës nëpërmjet Shqipërisë”.

Në të gjitha raportet e autoriteteve turke diplomatike, policore apo shtetërore, asnjëherë nuk është pretenduar një fakt i tillë. Kjo është hera e parë që bëhet një akuzë e tillë.

Si mund të jeni në dijeni, sasia e vetme e kapur prej 1,1 ton në Bodrum mendohet nga autoritetet policore turke që mund të ketë ardhur nga Shqipëria.

Duke pasur parasysh statistikat e sipërmendura (147 ton në vitin 2016, nga të cilët vetëm 1.1 ton supozohet të ketë ardhur nga Shqipëria dhe rastet e ndalimit dhe procedimit në tremujotrin e parë te vitit 2018), vlerësojme se nuk është Shqipëria burimi kryesor i kanabisit në Turqi”, thuhet në letrën e Konsullatës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA