Prezantimi i Matteo Darmian mund të jetë ai që do të ngrejë siparin e fushtës së merkatos për kampionin e futbollit italian, Juventus.
Tratativat për anësorin e djathtë të Manchester United kanë shkuar në rrugën e duhur, e skuadra torineze do të bëjë një investim të rëndësishëm që do t’i garantojë prapavijën për disa vite.
Kështu, pas akordit me Emre Çan, Juventusi godet sërish në kampionatin më të fortë të planetit, duke marrë 28-vjeçarin e “djajve të kuq”, që ka vuajtur aktivizimin e paktë, që prej ditës së parë kur zbarkoi në ishull.
Manchester United do të përfitojë 13 milionë euro nga shitja e Matteo Darmian, ndërsa vet futbollisti do të firmosë një kontratë 5-vjeçare me bardhezinjtë.
Juventusi është futur në mënyrë cinike edhe në tratativat mes Romës dhe Atalantës, për të rrëmbyer para të gjithëve Bryan Cristanten.
Mesfushori i lakmuar i skuadrës bergamaske kushton 25 milionë euro, një shifër krejtësisht e pranueshme për një ekip që garanton fitime të majme nga trofetë dhe Championsi. Mbetet për t’u parë vullneti i lojtarit, nëse do të shkojë që këtë verë në ekipin më të fortë të Italisë.
Top Channel