Napoli është gati për një film të ri dhe kush më mirë sesa një producent si De Laurentiis mund të bënte një gjë të tillë. Pasi solli me shumë bujë në Napoli Ancelottin, ndërsa Sarri është ende nën kontratë, De Laurentiis e ka shfrenuar fantazinë.

Fillimisht mediet italiane radhitën një sërë emrash që mund të bashkohen me napolitanët në verë, nga Benzema te Vidal. E mëqe ra fjala, fantazia për këtë të fundit kaloi përtej normales. Duke marrë shtysë nga një foto në aeroport, u raportua se mesfushori kilian i Bayern Munchen është parë në Napoli. Në fakt, siç u zbardh më vonë, ai ishte një person që kishte ngjashmëri me Vidalin, ndërsa origjinali është nisur drejt Kilit.

Vidal mund të jetë një objektiv për Napolin dhe Ancelottin, por më parë duhet të kuptohet nëse ai është gati të lërë Gjermaninë dhe a është në gjendje Napoli të investojë për të, kur dihet mirë që klauzola e prishjes së kontratës është 60 mln euro.

Ka nga ata që pritet të vijnë, ashtu siç janë dhe ata që duhet të ikin. Me “dhunë” në fakt po largohet Sarri, që nuk e ka pritur mirë divorcin. Trajneri është shprehur se “nuk e meritoja të likujdohesha në këtë mënyrë, pasi në 3 vite kam sjellë diçka. Kuptova gjithçka të dielën”.

Gjithsesi, Sarri mbetet në treg, pasi emri i tij lakohet në Londër, te Chelsea, por më së shumti te Zeniti i Shën Pjetërburgut në Rusi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA