“Specialja” e Hagës kërkoi 180 vite burg për ish-krerët e UÇK, Albin Kurti: Po deformohet e vërteta dhe kuptimi i asaj lufte 09/02 21:56
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Selinë e Shenjtë, është takuar me Papa Françeskun, të cilit i ka shprehur përkushtimin e popullit të Kosovës, që vlerat shpirtërore dhe demokratike t’i ruajë e kultivojë për të mirën përbashkët.
Ai në një postim në “Facebook” shkruan se Kosova është shembull i tolerancës fetare dhe i promovimit të paqes, dhe se rruga euro-atlantike e Kosovës fuqizohet me partneritetin strategjik me Vatikanin.
“Kosova është mirënjohëse, që në Selinë e Shenjtë i ka gjetur gjithmonë dyert e hapura. Bekimi i Papa Françeskut është një nxitje e mëtejshme për udhën që ndjek Kosova me popullin e saj, udhën e qytetërimit evropian”, shkruan Haradinaj.
Top Channel