Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, vizitoi përfaqësuesit e komunitetit Arbëresh në Itali, duke i ftuar ata ta vizitojnë sa më shpesh Kosovën.
“Kosova po i bashkohet familjes së popujve evropian dhe kjo i forcon edhe më shumë lidhjet tona shpirtërore dhe kombëtare”, tha Haradinaj.
“Ju keni mbijetuar ndër shekuj identitetin, gjuhën, vlerat shqiptare dhe kristiane, të trashëguara që atëherë. Dëshiroj të ju them se ne ju çmojmë shumë”, tha kryeministri.
Haradinaj u bëri thirrje shqiptarëve t’i’ intensifikojnë marrëdhëniet me komunitetin arbëresh, me qëllim ruajtjen e kësaj pasurie kulturore e kombëtare, por edhe kultivimin e miqësisë së ndërsjellë, sipas IndeksiOnline.
Kryeministri Haradinaj vizitoi edhe Kishën Katolike Abreshe Shën Thanasi dhe Kolegjin grek ku u njoftua për së afërmi me vlerën historike dhe kulturore të këtyre dy monumenteve nga intelektuali arbëresh Domenico Morelli, sipas IndeksiOnline.
Top Channel