Rrëshqitjet e dheut në Gjirokastër, Rama: Do ketë një ndërhyrje të plotë

21/05/2018 16:40

Prej muaj banorët e tri lagjeve në Gjirokastër janë në rrezik evident për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

Situata e rrëshqitjeve ka nisur 10 vite më parë ku një pallat u shemb duke marrë tri jetë banorësh. Rrëshqitjet vijuan të kërcënojnë edhe gjatë viteve në vijim duke u shënuar 5 të tilla që kulmuan këtë fillim viti pas reshjeve intensive që përfshinë Jugun e vendit.

Ndërkohë, për këtë situatë ka folur edhe Kryeministri Rama, i cili ndodhet në Gjirokastër. Pas mbledhjes së qeverisë në këtë qytet, Kryeministri u shpreh se projekti është studiuar dhe do të ketë një ndërhyrje të plotë.

“Projekti është studiuar nga qeveria. Ne jemi angazhuar ta bëjmë të plotë ndërhyrjen dhe ta zgjidhim njëherë e mirë atë problem në atë pikë të qytetit, i cili është një shqetësim real për ata banorë”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA