Nations League/ UEFA ‘mbulon me ar’ klubet, u jep mbi 30 mln euro për lojtarët në kombëtare 29/09 17:18
Atletico Madrid festoi titullin e Europa League së bashku me tifozët e saj në rrugët e kryeqytetit spanjoll.
Mes thirrjeve ndaj Griezmann që të vazhdojë aventurën e tij me Atletico dhe emocioneve të Fernando Torres, kjo ishte një ditë e jashtëzakonshme për fansat e kësaj skuadre.
Trajneri Simeone iu drejtua tifozëve me këto fjalë: “E kuptoni tani pse kjo skuadër është si familje? E kuptoni pse çdo vit jemi pranë fitores së titujve? Këta djem kanë krijuar një grup të jashtëzakonshëm”.
Ndërsa Presidenti i klubit, Enrique Cerezo tha: “Ky ishte një vit i mrekullueshëm. Po përfundojmë në vendin e dytë në kampionat dhe u shpallëm kampionë në Europë. Kemi trajner fantastik dhe lojtarë të jashtëzakonshëm”.
Top Channel
Nations League/ UEFA ‘mbulon me ar’ klubet, u jep mbi 30 mln euro për lojtarët në kombëtare