Atletico Madrid festoi titullin e Europa League së bashku me tifozët e saj në rrugët e kryeqytetit spanjoll.

Mes thirrjeve ndaj Griezmann që të vazhdojë aventurën e tij me Atletico dhe emocioneve të Fernando Torres, kjo ishte një ditë e jashtëzakonshme për fansat e kësaj skuadre.

Trajneri Simeone iu drejtua tifozëve me këto fjalë: “E kuptoni tani pse kjo skuadër është si familje? E kuptoni pse çdo vit jemi pranë fitores së titujve? Këta djem kanë krijuar një grup të jashtëzakonshëm”.

Ndërsa Presidenti i klubit, Enrique Cerezo tha: “Ky ishte një vit i mrekullueshëm. Po përfundojmë në vendin e dytë në kampionat dhe u shpallëm kampionë në Europë. Kemi trajner fantastik dhe lojtarë të jashtëzakonshëm”.

FOTO GALERI
5/20

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA