14/01 23:23
Në gamën e modelit Mercedes-AMG GT është shfaqur edhe versioni i ri GT S Roadster, i cili është vendosur mes modelit GT Roadster dhe GT C.
Mercedes-AMG GT S Roadster vjen me motor 4.0-litër V8 Bi-Turbo me kapacitet prej 522 kuaj fuqi, më shumë se GT Roadster, e cila arrin deri në 476 kuaj fuqi, dhe më pak se GT C me 557 kuaj fuqi. Të gjitha këto modelet, kanë marshin e dyfishtë me shtatë shpejtësi.
Shitja e Mercedes-AMG GT S Roadster do të fillojë muajin e ardhshëm, ndërsa çmimi i tij në Gjermani do të jetë rreth 150,000 euro.
Ky model i ri i cili peshon 1,625 kilogramë, shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,8 sekonda ndërsa shpejtësia maksimale arrin deri në 308 km/h.
Top Channel