Dërgimi i njeriut në mars është ende larg, por NASA ka vendosur që të krijojë një ambient sa më familjar në planetin e për udhëtarët e ardhshëm.
Në këtë kuadër, do të dërgojë në Mars një helikopter që peshon vetëm 1.8 kg, i cili do t’i bashkohet flotës së roverave marsiane që gjenden dhe do të shkojë atje.
Helikopteri do të shkojë në Mars në vitin 2020 dhe pas mbërritjes atje do ët ketë detyra të përcaktuara qartë. Si për shembull skanimi i territoreve ku mund të shkojnë mjetet me rrota për të eksploruar.
Helikat e tij rrotullohen dhjetë herë më shpejt se sa ato të një helikopteri normal. Shkencëtarë të NASA-s ju deshën 4 vjet për të ndërtuar rotorin e këtij helikopteri. Mbërritja e tij në Mars do të shënojë herën e parë që një mjet më i rëndë se ajri fluturon mbi planetin e kuq.
Shkencëtarët e NASA thanë se veç arsyeve shkencore, vetë ideja e një helikopteri në qiellin e marsit është tejet emocionuese.
Top Channel