Rregullat dhe sinjalistika janë të qartë strike për të gjithë; çfarëdo që të ndodhë, mos dilni nga makina juaj për asnjë arsye a rrethanë.

Këtij rregulli nuk iu bind një familje franceze. Burri, gruaja dhe dy fëmijët e tyre kishin lënë makinën për të shkrepur disa foto në një park natyror në Afrikë.

Papritmas në drejtim të tyre vërsulen dy gepardë. Njëri prej familjarëve, i ndodhur më afër makinës futet me shpejtësi në të, ndërsa një prej prindërve merr në krahë fëmijën e vogël dhe niset drejt saj po ashtu.

Fatmirësisht, gepardët ngurrojnë që t’i sulmojnë dhe familja ja hodhi mrekullisht paq këtë herë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA