Gazetari Berat Buzhala, i ftuar në “Të Paekspozuarit” u shpreh se ndikimi turk në Kosovë është më ndryshe se në Shqipëri, por ai bëri edhe një krahasim me Serbinë.
Buzhala tha se Turqia nuk ka bërë investime në Kosovë edhe pse marrëdhëniet janë të mira, ndërsa në Serbi është një tjetër gjë.
“Është më ndryshe se në Shqipëri. Njerëzit janë më të ndjeshëm se ndikimet e huaja, qoftë Turqia apo ndonjë vend tjetër. Turqia ka qenë një adresë e qytetarëve të Kosovës gjatë viteve ’80 apo ’90, por më pas ka ndryshuar. Turqia ka hapur fabrika në Serbi, por në Kosovë ka marrë licenca, nuk ka hapur fabrika. Ne i kemi shitur aeroportin e Prishtinës me koncesion. Nuk mund të flasim për investime turke, ashtu siç ndodhe në Serbi”, tha Buzhala.
Top Channel