Korçarët nuk kishin pse të prisnin më, edhe pse lushnjarët ja vonuan për më shumë se 80 minuta festën. Një fitore me përmbysje për korçarët që shkojnë edhe më afër te titulli kampion.
Me dy humbje në javët e fundit Skënderbeu kishte humbur shkëlqimin dhe kishte krijuar iluzionin se sezoni edhe mund të hapej në finalen e tij. Në Lushnje në fakt korçarët kanë vuajtur shumë, teksa u gjendën dy herë në disavantazh, me Përgjinin që shënoi i pari për vendasit në minutën 39-të, ndërsa Papa dyfishoi në të 51-tën.
Por korçarët nuk u pajtuan me këtë rezultat dhe arritën të përmbysin gjithçka në më pak se 30 minuta. Protagonist ishte Sowe, që shënoi 3 golat e përmbysjes, në minutat 59, 69 dhe 82. Goli i James ishte për të fiksuar finalen 2-4 dhe titullin kampion që po shkon sërish në Korçë, duke pritur një humbje ose barazim të kuksianëve në Durrës.
Top Channel