Del përroi në Selenicë, përmbyten 8 shtëpi. Banorët: Askush s’na mbron

09/05/2018 08:41

Shtëpitë e tetë familjeve në qytetin e Selenicës u përmbytën mbrëmjen e së martës, si pasojë e daljes së përroit nga shtrati pas shirave të dendur.

Mjaftuan dy orë shi që uji të vershojë në banesë me një lartësi prej 30 cm.

“Është hera e pestë që përmbytemi” thonë banorët, por edhe pse janë ankuar gjithnjë në Bashkinë e Selenicës, asnjë masë nuk është marrë për të ndaluar daljen e ujit nga shtrati.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA