Arrestime në Universitetin e Elbasanit. Në pranga për korrupsion dekani, studenti dhe sekserët

09/05/2018 09:06

7 pedagogë dhe studentë të universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan u arrestuan këtë mëngjes gjatë operacionit “Dekani” nën dyshimet për korrupsion.

Personat e arrestuar janë Albert Riska, 55 vjeç, dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin “Aleksandër Xhuvani”; Elvira Lumi, 54 vjeç, shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane; Erjola Calja, 29 vjeç, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik; Petrit Kodra, 53 vjeç, sekser; Admirim Kala, 31 vjeç, sekser; Adem Ngjela, 51 vjeç, sekser dhe Marius Calja, 21 vjeç, student.

Vazhdojnë hetimet për evidentimin e veprimtarisë kriminale edhe ndaj personave të tjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA