Aksident tragjik në Greqi, dy shqiptarë të vdekur dhe një e plagosur

09/05/2018 11:04

Dy shtetas shqiptarë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në një spital të kryeqytetit grek, pas një aksidenti tragjik të ndodhur në rrugën “Kifisos” në orën 5:40 të mëngjesit të së mërkurës.

Sipas policisë, një kamion që drejtohej nga një 64-vjeçar në gjendje të dehur kaloi barrierën ndarëse dhe goditi dy autovetura, që kalonin në krahun përballë të autostradës që lidh Pireun me Selanikun.

Prej përplasjes rezultoi se dy shtetas shqiptarë, Spiro Guri i datëlindjes 1958 dhe Dhimitër Pabuko i datëlindjes 1953, gjetën vdekjen e menjëhershme, ndërsa një tjetër shtetase shqiptare, 34-vjeçarja Balerina Guri ndodhet në spital në rrezik për jetën.

Autoritetet thanë se kanë arrestuar kamionistin dhe po hetojnë për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes. Trupat e viktimave u dërguan në morgun e Athinës për ekspertizë mjekoligjore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA