Aleksandar Vuçiç është presidenti i parë, që do t’ia përcjellë nga afër urimet për mandatin e ri, homologut rus Vladimir Putin.

Kreu i shtetit serb pritet të udhëtojë drejt Moskës për një vizitë dyditore, e ndonëse temat e bisedimeve në Kremlin nuk janë specifikuar ende, Kosova – sipas medieve atje, – do të jetë padyshim një prej tyre.

Një ditë më parë, Vuçiç u raportua të ketë pohuar për gazetën “Kurir” se serbët nuk e kontrollojnë më territorin e Kosovës dhe duhet ta kuptojnë një gjë të tillë.

“Deri këtu kemi ardhur si rezultat i politikës sonë të keqe në vitet 2004 dhe 2008. Kujtojmë se në vitin 1999 u mposhtëm nga fuqitë më të mëdha botërore”, ishte komenti i tij.

Zgjidhja e kësaj çështjeje, për kreun e shtetit serb nuk ka për të qenë e lehtë.

Reaksioni që po shkakton kjo situatë, sidomos mes nacionalistëve, ka nisur të shfaqet qartë si me përpjekjet për organizimin e një referendumi, ashtu dhe me artikuj si ai i “Blic”-it të Beogradit, që shkruan se Kosova është duke u përgatitur të marrë Luginën e Preshevës, një përpjekje e qartë kjo për të mbjellë tension.

“Autoritetet e Kosovës, me kryeparlamentarin Kadri Veselin në krye, – thotë “Blic”, – gjatë të gjithë kohës mbajnë kontakte me përfaqësuesit e shqiptarëve në jug të Serbisë, e në këtë mënyrë po kontrollojnë situatën dhe po përgatiten për aksione të mundshme, me synim marrjen e kontrollit në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA