Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka denoncuar ministren e Shëndetësisë se nuk merret me epidemitë, por me pazar barnash.
“Mjekët dhe infermierët e braktisin sistemi shëndetësor shtetëror duke varfëruar sistemin e për pasojë cilësinë e ndihmës që i jepet qytetarëve. Një shendetësi pa vizion, e marrë si mendja e kryeminsitrit, e cila e ka çekuilibruar të tërë sistemin e po ju them se do ju duhet një punë shumë e madhe, shumë e vështirë për të kthyer një sistem të tillë. Ngjarjet e fundit, shumë dramatike që lidhen me farmaceutikën, aq sa dhe lista e barnave lëshuar natën farmacive pa vendosur marzhin e fitimit në bazë të negocimit, jemi në kushtet dhe mizore të heqjes dhe përjashtimit nga barnat porse në kushtet e thyerjes së normave ligjore që sigurojnë tregtimin e barnave. Shëndetësia e barnave të centralizuara në një dorë dhe kthimin e ministrisë në pazarxhie barnash është shëndetësia që kemi sot”, tha Petrit Vasili.
Top Channel