Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Pas një konflikti, për arsye të paditura, një person ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër në rrugën “Don Bosko”
Mësohet se pas orës 21:20 në rrugën “Don Bosko” pas një konflikti ndërmjet dy personave, njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në ajër.
Bëhet e ditur se personat e përfshirë në konflikt janë J. K. dhe B.Z, ku ky i fundit ka gjuajtur një herë në ajër me armë zjarri.
Pas këtij momenti të dy personat janë larguar nga vendngjarja, ku grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë pistolete.
Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij konflikti, kapjen e shoqërimin e shtetasve në konfikt si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit.
Top Channel