Në emisionin Top Show, Kryeministri Rama foli edhe për problemet në sistemin shëndetësor dhe përballjen me mungesën e mjekëve specialistë nëpër spitalet e rretheve.
Ai akuzoi për këtë mbylljen pa shkak për 4 vite të specializimeve, ndërsa theksoi se vitin e ardhshëm pritet të dalë në punë grupi i parë i specializantëve, që do të kompletojnë spitalet me specialistë.
“Në spitalet tona ka ende shuëm probleme që duhen zgjidhur, por që askush nuk mund të mohojë që në drjtim të përmirësimit të shërbimit janë bërë hapa shumë galopantë përpara. Ne u përballëm me një mbyllje pa shkak, për 4 vite të specializimeve, gjë që bëri të ndjejmë mungesën e mjekëve specialistë, sidomos në spitalet e rretheve. Vitin e ardhshëm pritet të dalë grupi i parë i specializantëve dhe nuk do të kemi më mungesë të mjekëve specialistë në spitale”, deklaroi Rama.
Top Channel