“Paga minimale 500 euro”/ Rama: Sigurimet do t’i mbulojë qeveria për 9 muaj, kush merr lekë në dorë… 12/11 16:55
Një tjetër çështje që kryeministri e renditi si prioritet të qeverisë, ishte informaliteti në deklarimin e pagave.
Ai akuzoi se bizneset deklarojnë paga shumë më të ulta, sesa realisht paguajnë punonjësit, ndërsa premtoi një aksion për t’i dhënë fund njëherë e mirë këtij fenomeni.
“Ka një problem real, që lidhet me shmangien e taksave, pasi bizneset deklarojnë paga shumë më të ulta, sesa paguajnë realisht punonjësit. Askush nuk e beson se një inxhinier apo një menaxher i lartë, të paguhet 35 mijë lekë në muaj, ndaj ne tani do të nisim një aksion, për të verifikuar të gjitha bilancet e kompanive dhe për t’i dhënë fund punës me dy bordero të bizneseve”, deklaroi Rama.
Top Channel