Bushpepa, emocione pafund në gjysmëfinalen e “Eurovision”

08/05/2018 21:18

Eugent Bushpepa ka ndezur skenën e Festivalit Europian në Lisbonë me këngën “Mall”. Përfaqësuesi i “Shqipërisë” në “Eurovision” dhuroi një interpretim mbresëlënës.

Eugent Bushpepa ishte i treti që u ngjit në skenë me këngën “Mall” në gjysmëfinale.

Në skenë, Bushpepa ishte i shoqëruar nga instrumentistët Denis Hima, Gerti Hima, Besnik Nikolli dhe vokalistet Erinda Agolli e Greta Radovani.

Në këtë gjysmëfinale të parë konkurrojnë 19 shtete: Azerbajxhani, Islanda, Shqipëria, Belgjika, Republika Çeke, Lituania, Izraeli, Bjellorusia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia, Kroacia, Austria, Greqia, Finlanda, Armenia, Zvicra, Irlanda dhe Qipro.

Në festivalin e këtij viti, në garë janë mbledhur bashkë tre shqiptarë. Veç Bushpepës me këngën e tij “Mall”, fatin do ta provojnë edhe Ermal Meta që triumfoi në “Sanremo” me “Non mi avetet fatto niente” dhe Eleni Foureria, e cila konkurron nën flamurin e Qipros.

FOTO GALERI
11/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA