Policia e Tiranës ka vënë në pranga katër persona dhe ka sekuestruar një sasi prej 217 gr kokainë në sajë të operacionit të koduar “Avangarde”.

Të arrestuar janë Gëzim Kovaçi, 46 vjeç, Flobenc Kurti, 30 vjeç, Artur Nikoçi, 23 vjeç, dhe Muharrem Bakalli, 38 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

A post shared by Top Channel (@topchannel_news) on

“Shtetasit e mësipërm ishin në ndjekje nga shërbimet e policisë, pasi për ta disponohej informacion se merreshin me shitblerje të lëndës narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, 4 shtetasit e lartpërmendur janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke u takuar së bashku në zonën e “Fushës së Aviacionit” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin Artur Nikoçi dhe pasagjer Flobenc Kurti është gjetur një paketim i mbështjellë me natriban brenda të cilit kishte lëndë narkotike të dyshuar e llojit kokainë si dhe një peshore elektronike”, bën të ditur njoftimi zyrtar i policisë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 217 gramë, automjeti tip “Golf” dhe automjeti tip “Mercedez Benz”, katër aparate celularë.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndës narkotike e kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA