Nga Lezha, Kryeministri njoftoi uljen së shpejti të taksës për biznesin e agro-turizmit. Skema që do të aplikohet do të jetë e ngjashme me atë për hotelet me 4 dhe 5 yje.

“Do të kemi një ulje të Taksës mbi Vlerën e Shtuar njësoj si për hotelet me 4 dhe 5 yje, pra në vetëm 6 për qind”, deklaroi Edi Rama.

Rama foli më tej për investimet në infrastrukturë, ku renditi 3 projekte rrugësh si një impuls të rëndësishëm për ekonominë e të gjithë zonës.

“3 ndërhyrje shumë të rëndësishme, njëra më e vogël në përmasa, por shumë e rëndësishme për zonën e plazhit të Shëngjinit, pra rruga lidhëse prej 3 kilometrash, projekti i autostradës Milos-Balldren dhe rruga strategjike Shëngjin-Velipojë”, shtoi Kryeministri.

Për kreun e Qeverisë ka qenë shumë e vështirë që Qeveria të bënte investime dhe në të njëjtën kohë të shlyente borxhet e Qeverisë së mëparshme. Kjo fazë, siç tha ai është kaluar.

Rama u shpreh entuziast për projektin 1 miliardë euro për rindërtim, pjesë e të cilit është edhe Rruga e Arbrit.

“Brenda majit më në fund ne do të çelim kantierin e Rrugës së Arbrit, që është një nga rrugët e projektit 1 miliardë për rindërtim dhe do të fillojë dhe nuk të ndalet puna deri kur të ketë mbaruar përfundimisht”, premtoi ai.

Sipas Kryeministrit, janë të gjitha mundësitë që rritja ekonomike brenda këtij mandati qeverisës të arrijë 5 për qind, pasi në këtë mënyrë siç tha ai, rritja ndjehet në çdo familje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA