“Rruga Vorë-Rinas, e pakalueshme dhe e frikshme”
07/05/2018 14:36
Banorët e Vorës ankohen për aksin Vorë-Rinas, i cili edhe pse është shtruar para 3 viteve, nuk mirëmbahet dhe është amortizuar.
Disa banorë dërguan pamje në “Ti raporton” në Top Channel, duke thënë se kjo rrugë është e pakalueshme për këmbësorë të zonës, shqetësuese dhe e frikshme për familjet që jetojnë buzë saj.
Përveçse është e turpshme dhe u paraqitet turistëve që udhëtojnë nga Rinasi drejt bregdetit në këtë gjende të keqe, kjo rrugë është një rrezik më i madh për fëmijët që shkojnë dhe kthehen nga shkolla çdo ditë.
Top Channel