Edhe këtë javë moti nuk do të ketë shumë ndryshime nga java e kaluar, ku do të ketë sërish me kthjellime dhe vranësira të shpeshta kryesisht pasditeve kur priten shira thuajse në gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar një rënie me 3 – 4°C pasditen e së premtes duke shënuar maksimalisht 27°C ndërsa në fundjavë maksimumi do të shënojë 25 – 26°C.

E hëna dhe e marta sjellin rritje të lehtë të temperaturave gjatë mesditës por e mërkura dhe në vijim do të jenë me rënie të lehtë të temperaturave në të dy ekstremumet ditore duke variuar nga 9 në 25°C.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA