
Plazhi i Tales, shtohen turistët! Jo vetëm vendës dhe shqiptarët nga Kosova, tani është në preferencat e të huajve
13/07 13:10
Policia e Lezhës ka vënë në pranga pas dy denoncimesh një 48-vjeçare pasi premtonte viza amerikane duke u prezantuar si punonjëse e Interpol.
Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se Pranvera Stojani u ka marrë dy personave përkatësisht nga 8 mijë dhe 3 mijë euro, “me premtimin për tu dhënë vizë amerikane pasi u ishte prezantuar si punonjëse e Interpolit”.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga kjo shtetase.
Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mashtrimi”.
Top Channel