Holanda është një nga vendet skeptike për çeljen e negociatave të Bashkimit Europian me Shqipërinë, dhe për këtë ka dërguar një mision faktmbledhës në vend.

Grupi i deputetëve holandezë është takuar me kryeministrin Edi Rama, kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Duke folur për mediat ata thanë se Shqipëria nuk është gati, pasi problem është ende mosndëshkimi i zyrtarëve. “Shqiptarët janë problematik në Holandë”, kanë thënë ata duke shtuar se janë duke mbledhur informacion dhe nuk ka vendim përfundimtar të Holandës.

Në fund të qershorit pritet miratimi i rekomandimeve të Këshillit për çeljen e negociatave me BE-në.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA