Ka nisur në Velipojë turi i Llogaridhënies “Puna për Shqiperinë që duam”. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministrit i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe deputetët e qarkut u ndalen në Njësinë Administrative Velipojë në një bashkëbisedim me banorët e zonës lidhur me problematikat dhe shqetësimet e tyre.
Ministri Bushati u ndal fillimisht tek investimi për rrugën e Velipojës e cila pritet të japë një impakt të menjëhershëm në zhvillimin e turizmit në këtë zonë.
Bushati u ndal gjithashtu tek rekomandimi i KE-së për Shqipërinë si konfirmim për reformat e ndërmarra nga qeveria, por edhe tek puna për reformën e drejtësisë.
Ministri Klosi u ndal tek vendimi i marrë nga qeveria shqiptare për te ndaluar derdhjen e ujërave të zeza në det me qëllim plazhe sa më të pastra dhe me standarde. Klosi theksoi se reduktimi i TVSH për hotelerinë është një tjetër masë e qeverisë për të nxitur investimet.
Nga banorët u ngritën shqetësime për sa i takon procesit të legalizimit, shërbimit të hipotekave dhe problematika lidhur me punësimet në arsim për të cilat drejtorët përkatës shpjeguan masat e marra.
Top Channel