Skandali me ish-pornostaren, Giuliani: Trump rimbursoi avokatin

03/05/2018 09:12

Në një kundërshtim befasues, krahasuar me pretendimet e deritanishme të Donald Trumpit, këshilltari i tij ligjor Rudy Giuliani deklaroi se presidenti ia ka kthyer personalisht avokatit të tij 130 mijë dollarët e përdorur për të blerë heshtjen e aktores së filmave për të rritur, Stormy Daniels.

Në kulmin e skandalit, shefi i Shtëpisë së Bardhë ishte shprehur se nuk ishte në dijeni të pagesës së bërë nga Michael Cohen përpara presidencialeve të vitit 2016.

Pretendimet e Daniels për një marrëdhënie intime me Trumpin në vitin 2006, vetëm pak muaj pasi Melania kishte sjellë në jetë djalin e tyre, Baron, mund të dëmtonin mundësitë e miliarderit republikan për të fituar zgjedhjet, ndaj dhe avokati e pagoi të mos fliste.

Por, mbi paratë e kaluara një muaj përpara datës së zgjedhjeve presidenciale u ngritën edhe shqetësime të tjera. Disa zëra flisnin për një maskim, të tjerë për pagesa të paligjshme fushate.

Giuliani u përpoq të rrëzonte pikërisht këtë pretendim. “Ato nuk ishin parà fushate, – këmbëngul ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut. – Po ju jap tani një fakt që nuk e dinit. Nuk ishin të tilla, nuk ka pasur asnjë shkelje financiare fushate”, përsëriti ai.

Sipas disa ekspertëve ligjorë, pagesa mund të interpretohej si një kontribut i paligjshëm i fushatës së Trumpit, i cili ka mohuar deri tani jo vetëm dhënien e shumës, por edhe vet marrëdhënien me Daniels.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA