Edi Rama duket i kënaqur nga Vetting-u deri më tani.
“Vettingu ka nisur tanimë, rezultatet ju po i shihni çdo ditë përmes kanaleve të informimit dhe ato do shkojnë duke u thelluar. Gjykatësit e prokurorët e korruptuar do të largohen nga sistemi. Cilido e cilado që nuk është në gjendje të provojë legjitimitetin e pasurisë, nuk është në gjendje të provojë integritetin e vendimmarrjeve në të shkuarën, nuk është në gjendje të provojë aftësitë për të qëndruar në sistemin e ri të drejtësisë, nuk do jetë më pjesë e sistemit. Dhe kjo është një arsye e fortë për të qenë optimist për të nesërmen”, tha Rama.
Por për ata që tashmë janë jashtë sistemit të drejtësisë por edhe për të tjerë gjykatës e prokurorë që do të kalojnë në sitën e Vettingut, kryeministri ka një paralajmërim.
“Ju them atyre që thonë se si mund të mbaroje me kaq? Si njerëz që demonstrojnë pasurira marramendëse, ta mbyllin historinë vetëm duke u larguar nga sistemi, u them që ky është vetëm fillimi. Ky është vetëm fillimi sepse ajo çka ne presim të realizohet, përmes këtij procesi, është që të ndërtohet realisht I pavarur, I cili është efikas, realisht I guximshëm mbi bazën e të gjitha tributeve që I jep kushtetuta duke garantuar, të gjithë pa përjashtim,, edhe gjykatësit e prokurorët që largohen sepse janë ata që janë”, tha Rama.
Nga sot qeveria nisi fushatën e llogari-dhënies publike, duke paraqitur para qytetarëve punën e bërë deri më tani, ku si arritje vlerësoi rekomandimin pozitiv e pa kushte për çeljen e negociatave për vendin tonë dhe reformën në drejtësi.
Top Channel