Prezantimi i projekteve të reja, Rama: Do transformohen 300 qendra shëndetësore

02/05/2018 12:01

Në prezantimin e projekteve të reja në Bulevardin e Ri në Tiranë, Kryeministri Rama nisi fushatën e llogaridhënies publike për çka është bërë në gjashtë muajt e parë të qeverisjes e çfarë do të bëhet më tej.

Rama u shpreh është bërë shumë deri tani, por ka edhe shumë për t’u bërë në të ardhmen. Kryeministri theksoi se do të transformohen 300 qendra shëndetësore deri në 2021 dhe 80 prej tyre, tha ai vetëm këtë vit, një pjesë e konsiderueshme janë në Tiranë.

Më tej, Rama foli për punësimin duke thënë se jemi në një periudhë kur kompanitë po krijojnë vende të reja pune.

“Mbetet një sfidë e madhe është intensifikimi i ndërveprimeve mes zyrës së punës dhe kompanive për të mundësuar sa më shumë vende pune për punëkërkuesit. E kemi tejkaluar objektivin e punësimit vetëm nga zyrat e punës dhe ky objektiv ishte 25 mijë vende pune. Duhet të shtyjmë fortë për arsimin profesional. Ka shumë persona që kërkojnë punë, por nuk kanë asnjë aftësi të veçantë për të filluar punë. Për këta njerëz ne kemi rritur volumin e kurseve profesionale. Një i papunë që ka dëshirë për të punuar, por nuk ka aftësinë për të hyrë në një kompani të caktuar merr financim nga shteti për të bërë trajnimin e nevojshëm profesional për të hyrë në rrugën e punësimit”, u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA