Luan Rama: Kryeministri nuk krijon Komitetin Kombëtar të Luftës kundër Drogës

02/05/2018 12:02

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të LSI-së, nënkryetari Luan Rama tha se koha që ka mbetur deri më 28 qershor, kur dhe do të jepet vendimi i Këshillit Evropian për hapjen e negociatave, është një sfidë për të parë kush është i interesuar për anëtarësimin.

“Duke e parë realitetin në sy të reflektojmë menjëherë për të shkuar më 28 qershor kur të merret vendimi me arritje dhe tregues konkretë, me rezultate konkrete dhe institucione që funksionojnë në zbatimin e ligjit,. Kjo është prova, testi e sfida për të parë se kush është realisht i interesuar për çeljen e negociatave dhe kush spekulon këtë aspiratë të madhe që është prioriteti kombëtar i shqiptarëve”, thotë Rama.

Luan Rama tha se kryeministri është përgjegjës për moskrijimin e Komitetit Kombëtar të Koordinimit të luftës kundër Drogës. “Qeveria nuk zbaton ligjin, duke qenë produkt i zgjedhjeve të kriminalizuara dhe vjedhura është nën presionin dhe autoritetin e vendimmarrjes së strukturave kriminale, ndaj kryeministri si personi përgjegjës nuk krijon, siç nuk e ka krijuar në 5 vjet me radhë Komitetin Kombëtar të Koordinimit të luftës kundër Drogës, nuk krijon trupat që ligji i thotë ti bëjë sa më të prekshme e me rezultate konkrete arritjet në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike dhe nga ana tjetër përpiqen që me naivitet është pak të thuash, me papërgjegjshmëri të plotë që gjithçka t’ia faturojë opozitës”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA