Ndalu dhe merri erë trëndafilave…lulja aromëmirë të deh, por në të ardhmen, ajo mund të bëhet akoma më tërheqëse.

Për të parën herë, kërkuesit kanë deshifruar librin e plotë gjenetik të një ndër luleve më të vlerësuara. Historia e fshehtë e trëndafilave zbulon surpriza.

Lulja është më e afërt me luleshtrydhen nga sa ne e kishim menduar. Dhe në planin afatgjatë, puna e kërkuesve mund të çojë në trëndafila me aroma dhe ngjyra të reja. Harta e re gjenetike, për plotësimin e të cilës u deshën tetë vite, tregon gjene të përfshira në prodhimin e aromës, ngjyrës dhe jetëgjatësisë, thonë kërkuesit.

Ne tani, kemi një libër të historisë së trëndafilave, një libër që ndihmon në kuptimin e tyre, historisë dhe udhëtimit të tyre përmes evoluimit dhe zbutjes. Studimi, nga një ekip prej më shumë se 40 shkencëtarësh nga Franca, Gjermania, Kina dhe Britania e madhe, ndihmon në kuptimin më të mirë të faktit përse trëndafilat kanë një varietet kaq të gjerë ngjyrash dhe aromash.

Informacioni gjenetik do të ndihmojë rritësit të zhvillojnë varietete të reja që jetojnë më gjatë në vazo apo që janë më rezistencë ndaj kërcënimeve të tjera të jashtme. Ai hedh edhe dritë mbi familjen Rosacea, ku përfshihen edhe fruta si mollët, dardhët dhe luleshtrydhet, por edhe dekorime si trëndafilat.

Sipas kërkuesve, trëndafili dhe luleshtrydhja janë në fakt dy specie shumë të afërta. Kultivimi i trëndafilave në kopshte ka nisur mijëra vite më parë, ndoshta në kinë. Gjatë periudhës romane, trëndafilat rriteshin gjerësisht në lindjen e mesme dhe përdoreshin për zbukurim apo për parfum.

Në shekullin e 15, trëndafili u bë simbol i luftës për fronin anglez gjatë luftës së trëndafilave. Trëndafili i bardhë përfaqësonte shtëpinë e Jorkut dhe ai i kuq, shtëpinë e Lankasterit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA