Nën moton “Bashkë me të rinjtë për Shqipërinë që punon”, bashkia e Tiranës organizon pasditen e një majit një koncert në sheshin “Skënderbej”, ku do të ngjiten në skenë emra të njohur të muzikës shqiptare.
“Sheshi Skënderbej” do të presë artistët më të mirë vendas në një koncert dedikuar qytetarëve të Tiranës. Disa nga zërat më të pëlqyer nga të rinjtë si: Ledri Vula, Arilena Ara, Yll Limani, Alban K. Ramosaj, Filloreta Raci, Argjentina Ramosaj, DJ ALDO do të ndezin sot sheshin më të madh të shqiptarëve me muzikën e tyre moderne, në një koncert që pritet të fillojë rreth orës 19:00.
Koncertin e ka lajmëruar kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook, teksa u bën thirrje qytetarëve të Tiranës që të bëhen pjesë dhe të shijojnë muzikën e artistëve të tyre të preferuar.
Top Channel