Një aksident i rëndë u regjistrua të martën, në afërsi të fshatit Adriatik, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç. Tre të rinj mbetën të vdekur ndërsa udhëtonin me një automjet tip Lancia.

Makina doli nga rruga dhe përfundoi në një prej kanaleve anësore të saj. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:30, ndërsa policia që shkoi në vendin e ngjarjes konfirmoi identitetin e viktimave, të cilët ishin përkatësisht të moshës 17, 20 dhe 22 vjeç. Dy prej tyre ishin banorë të Laçit, ndërsa tjetri banor i lagjes “Kombinat”, në Tiranë.

Paraprakisht, nga kqyrja e vendit të ngjarjes që bënë specialistët e qarkullimit rrugor, mendohet se mjeti ishte me shpejtësi dhe ka dalë nga rruga. Makina ka përfunduar në kanal, por të rinjtë që ndodheshin në të kishin marrë gjatë rrotullimit të mjetit goditje të forta në kokë.

Por, ndërsa policia edhe këtë aksident e regjistroi për shkak të shpejtësisë, banorët e zonës mendojnë se ai vjen nga amortizimi i këtij aksi rrugor të mbushur me gropa.

 

 

 

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA