24/11 18:38
Mbrëmjen e sotme, “Zona Brrylit” në “Portokalli” pati një të ftuar special. Ai ishte gazetari Arjan Çani.
Sigurisht që batutat mes aktorit Rezart Veleshnja, në rolin e Vanit dhe Çanit ishin të shumta, duke bërë që publiku të mbajë “barkun me dorë” nga të qeshurat.
“Si ka mundësi që ngjajmë kam shumë?”, pyet aktori Çanin, i cili i përgjigjet: “Duhet të kemi dalë nga e njëjta vezore!”
Më tej, Çani shprehet se ndjehet i emocionuar dhe pse ka vite të tëra në televizion.
“Unë të shoh çdo të diel dhe të imitoj të premten. I kam me 4 opsione regjistrimet, madje edhe në kasetë”, thotë Çani me humor.
Top Channel