Arjan Çani në “Zonën e Brrylit”: Të shoh të dielën dhe të imitoj të premten!

29/04/2018 21:30

Mbrëmjen e sotme, “Zona Brrylit” në “Portokalli” pati një të ftuar special. Ai ishte gazetari Arjan Çani.

Sigurisht që batutat mes aktorit Rezart Veleshnja, në rolin e Vanit dhe Çanit ishin të shumta, duke bërë që publiku të mbajë “barkun me dorë” nga të qeshurat.

“Si ka mundësi që ngjajmë kam shumë?”, pyet aktori Çanin, i cili i përgjigjet: “Duhet të kemi dalë nga e njëjta vezore!”

Më tej, Çani shprehet se ndjehet i emocionuar dhe pse ka vite të tëra në televizion.

“Unë të shoh çdo të diel dhe të imitoj të premten. I kam me 4 opsione regjistrimet, madje edhe në kasetë”, thotë Çani me humor.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA