Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të regjistruar në unazën e qytetit të Korçës.

Një automjet është përplasur me një motor e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

Sipas të dhënave, mjeti tip BMW me targe AA 022 GC është përplasur me një motor në unazë, ndërsa gjatë manovrës për të ndaluar ai ka përfunduar mbi trotuar.

Sipas policisë, si pasojë e aksidentit dëmtime ka mare drejtuesi i motorit identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Menjëherë i riu i plagosur është transportuar me urgjence ne spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA