Reperi i njohur shqiptar, Unikkatil, ka vendosur të jetë më aktiv këtë vit. Artisti, i cili prej vitesh jeton në Amerikë, ka vetëm pak ditë që ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, “Ni milionë rrugë”, i cili pasohet nga bashkëpunimi me Milot dhe Don Phenom, “A Pe Sheh”, publikuar vetëm një muaj më parë.
I njohur për tekstet e tij pikante, Unikkatil edhe kësaj radhe ka ardhur me një “poezi” kushtuar vështirësive të jetës, fëmijërisë së tij në shkollën fillore dhe më pas në shkollën e mesme, e cila menjëherë ka rrëmbyer vëmendjen e publikut shqiptarë, duke e bërë pjesë të “The Top List” që në javën e parë të publikimit.
I pa shoqëruar me një videoklip, pa praninë e femrave të zhveshura apo makinave të bukura, Unikkatil preferon të transmetojë tek fansat muzikën e tij të vërtetë.
I shkëputur prej vitesh nga Shqipëria, a do të kthehet këtë verë në Tiranë reperi i preferuar, të cilin fansat presin me padurim ta shohin?
Ndërkohë që ende nuk ka një konfirmim nga ana e reperit nëse do të performojë në Shqipëri, fansat nga ana tjetër vazhdimisht komentojnë nëpër rrjetet sociale se dëshirojnë të shijojnë përformancat “live” të këtij artisti.
Top Channel