
22/02 16:36
David Lee, pronar i një kompanie bizhuterish dhe investimesh me pasuri 300 milionë dollarë, dhe 50 milionë dollarë makina, më të rrallat në botë, ka një makina të veçantë.
Koleksioni i tij, në një garazh në një qendër tregtare, përfshin modele Rolls Royce, Pagani, Porsche, dhe Mercedes Benz. Por fiksimi i tij janë Ferrarit, prej të cilit ka dhjetëra makina, përfshi një Enzo, F50 dhe F40, dhe mjaft të të tjera për të cilat Lee është bërë i famshëm.
Ai mund të ketë çfarëdo makine por është i fiksuar me Ferrarin. Një vit më parë, Lee bleu një Dino të zezë të 1972 për 260 mijë dollarë, dhe shpenzoi mbi 1 milionë për ta riparuar dhe pasuruar me komponent modern. Ai e quan atë një Monza 3.6 Evo.
Top Channel