Shkrihet bashkia për herë të katërt. Ishte kapur nga mafia

27/04/2018 16:54

Pesë bashki e komuna shkrihen dhe kalojnë nën kontroll të qeverisë, dhe njëra prej tyre e ka për herë të katërt.

Përveç Lokrides (Kalabri), e konsideruar si djepi i Ndrangetës, Këshilli i Ministrave në Itali ka shkrirë bashkinë e Limbadit, ku pak ditë më parë mafiozët i vunë bombë makinës së Mateo Vinçit, si dhe bashkinë në Bompoensiere, Kaivano, Manduria, dhe Plati. Plati e ka për herë të katërt që shkrihet në 12 vite, për shkak të kapjes nga mafia.

Masat janë marrë pasi është vërtetuar se në të gjitha këto bashki e komuna ka pasur ndërhyrje të mafias.

Tre prej bashkive ndodhen në zonën e Kalabrias, një një Pulja e një në Kampania. Dy komuna të tjera në Napoli kanë qenë nën kontrollin e qeverisë qendrore, të cilat do të vazhdojnë të mbahen edhe për gjashtë muaj të tjerë deri sa të zgjidhen përfaqësues të paprekur nga mafia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA