Kush tha që vajzat nuk ndajnë të njëjtin pasion sikurse edhe djemtë për futbollin? Kanë përfunduar ndeshjet e para në grupe për kampionatin e 2-të, të minifutbollit për femra, organizuar nga Bashkia Tiranë.

24 skuadrat më të mira nga i gjithë qyteti po garojnë midis tyre deri në finalen e madhe që do të mbahet mbas disa ditësh. Ky aktivitet synon të nxisë te vajzat pasionet e ashtuquajtuar “për meshkuj”, siç është edhe futbolli, një sport shpesh edhe i paragjykuar për femrat. Por e vërteta është që pasionet s’kanë gjini dhe jo rrallëherë femrat kanë shkëlqyer edhe në “sportet e meshkujve”.

I gjithë kampionati po zhvillohet në kujdesin e veçantë të Bashkisë së Tiranës , mbështetur edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit që nga ana tjetër, shpreson që nga kampionati, në dukje amator, të dalin edhe talentet profesioniste të cilat në të ardhmen mund të na dhurojnë një futboll spektakolar femëror.

P. N. Luarasi vs Turgut Ozal 8 – 2

Besnik Sykja vs Arben Broci 1 – 2

Ismail Qemali vs Mehmet Akif 10 – 1

A.Z.Çajupi vs Sami Frashëri 2 – 5

Partizani vs Sandër Prosi 1 – 10

Sinan Tafaj vs Eqerem Cabej 0- 1

Qemal Stafa vs Asim Vokshi 0- 3

Myslym Keta vs Aleks Buda 3- 7

 

FOTO GALERI
1/5

Top Channel