Ngjarja e Kamzës, policia jep emrat e autorëve. Arma e krimit gjendet në lumë

27/04/2018 12:46

Drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj në një konferencë për mediat bëri trë ditur emrat e autorëve të vrasjes së 53-vjeçarit, Agim Buci.

Sipas tij, ka qenë Vladimir Kurti, 28 vjeç që ka kryer ekzekutimin, teksa autor tjetër në ngjarje është dhe Ruzhdi Hodo, 25 vjeç, të dy nga Tirana. Por arma e krimit është gjetur në lumë, teksa të dy autorët janë ndaluar.

“Si rezultat i hetimeve të deritanishme, rezulton se autorë të dyshuar kësaj ngjarjeje janë 2 shtetasit:

– Vladimir Kurti, 28 vjeç, banues në Tiranë.
– Ruzhdi Hode, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ata ndodhen aktualisht të ndaluar nga policia mbi bazën e urdhërave të dala nga Prokuroria.

Nga hetimet rezulton se i dyshuari Vladimir Kurti ka kryer ekzekutimin me armë zjarri të shtetasit Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti tip “Volksvagen”, me të cilin autorët kanë shkuar dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, veshjet dhe dorezat e përdoruara në vendngjarje. Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e provave të tjera materiale”, bëri të ditur Skënderaj

FOTO GALERI
1/2

Top Channel