Policia njofton se ka shoqëruar dy persona, të dyshuar si autorë të ngjarjes së rëndë të ndodhur para dy ditësh në Kamëz.

Personat e shoqëruar nga uniformat blu besohet se janë autorët e grabitjes me armë, që lanë të vdekur 53-vjeçarit Agim Buçi dhe plagosën bashkëshorten e tij, Merita.

Merita Buçi vijon të jetë në spital, nën kujdesin e mjekëve. Ajo mori një plumb në këmbë, ndërsa bashkëshorti i saj nuk mundi t’u mbijetojë plagëve të marra. Ata u përleshën me grabitësit në sy të djalit të tyre 6-vjeçar, i cili u fsheh poshtë banakut të marketit.

Në arkë nuk kishte më shumë se 9.600 lekë të xhiros ditore. Fqinjët e familjes Buçi u shprehën të tronditur për ngjarjen.

Policia thotë se ka shoqëruar në total deri më tani 27 persona në total, ndërkohë që më herët ofroi 5 milionë lekë shpërblim për këdo që ofronte informacion për autorët e grabitjes së marketit.

Familjen Buçi e vizitoi edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili, teksa shprehu ngushëllime, foli për një situatë të rënduar të rendit.

Dy grabitësit kanë qenë të maskuar me kapela dhe janë fiksuar nga kamera e sigurisë jashtë minimarketit.

Top Channel