Ku ishin trajnerët e sotëm të Premier League, kur Wenger i bashkohej Arsenalit?

27/04/2018 12:47

Data 1 tetor 1996 do të mbahet mend gjithmonë në futbollin anglez si dita kur Arsene Wenger, një trajner relativisht i panjohur francez, merrte zyrtarisht drejtimin e Arsenalit për të ndryshuar fatet e “topçinjve” dhe të ardhurat në arkën e tyre.

Londinezët, përgjatë dekadës së tij të parë në krye, përjetuan suksese të paprecedenta dhe zhvillonin një prej lojërave më argëtuese të futbollit. Gjithsesi, dekada e fundit, që koinçidoi edhe me lëvizjen në një stadium tërësisht të tyrin, ishte më pak fitimprurëse.

Megjithatë, Wenger mbeti i mbijetuari i vetëm mes shumë kundërshtarësh, duke arritur një rekord historik që shumëpak mund ta kishte imagjinuar asokohe. Ai është në thelb i fundit i një brezi që duket buzë “vdekjes”.

Ditët e menaxherit që qëndroi në një klub për një kohë kaq të gjatë, sigurisht që i përkasin historisë dhe aty po futen. E thënë ndryshe, Wenger është i vetmi trajner europian i niveleve maksimale që iu bashkua ekipit aktual në shekullin e XX. Por, edhe ky kapitull duket se po mbyllet, e Wenger do t’i thotë lamtumirë lidhjes 22-vjeçar me klubin nga Londra veriore, në fund të këtij sezoni.

Gjithsesi, për kuriozitet, lind pyetja: Ku kanë qenë trajnerët aktualë të Premier League, në kohën kur Wenger mori drejtimin e Arsenalit?

FOTO GALERI
11/19
Jose Mourinho (Manchester United) Ku: Barcelona Roli: Ndihmëstrajner Mosha: 33. I ardhur fillimisht në “Camp Nou” si përkthyesi i Robsonit, një rol që kishte edhe gjatë kohës që ishin bashkë te Porto, hap pas hapi u konvertua në rolin e ndihmëstrajnerit tradicional. Mësimet që mori gjatë asaj kohe i asimiloi mjaft mirë, saqë e bënë atë të jetë trajneri që njohim sot.

Top Channel