Ku ishin trajnerët e sotëm të Premier League, kur Wenger i bashkohej Arsenalit?

27/04/2018 12:47

Data 1 tetor 1996 do të mbahet mend gjithmonë në futbollin anglez si dita kur Arsene Wenger, një trajner relativisht i panjohur francez, merrte zyrtarisht drejtimin e Arsenalit për të ndryshuar fatet e “topçinjve” dhe të ardhurat në arkën e tyre.

Londinezët, përgjatë dekadës së tij të parë në krye, përjetuan suksese të paprecedenta dhe zhvillonin një prej lojërave më argëtuese të futbollit. Gjithsesi, dekada e fundit, që koinçidoi edhe me lëvizjen në një stadium tërësisht të tyrin, ishte më pak fitimprurëse.

Megjithatë, Wenger mbeti i mbijetuari i vetëm mes shumë kundërshtarësh, duke arritur një rekord historik që shumëpak mund ta kishte imagjinuar asokohe. Ai është në thelb i fundit i një brezi që duket buzë “vdekjes”.

Ditët e menaxherit që qëndroi në një klub për një kohë kaq të gjatë, sigurisht që i përkasin historisë dhe aty po futen. E thënë ndryshe, Wenger është i vetmi trajner europian i niveleve maksimale që iu bashkua ekipit aktual në shekullin e XX. Por, edhe ky kapitull duket se po mbyllet, e Wenger do t’i thotë lamtumirë lidhjes 22-vjeçar me klubin nga Londra veriore, në fund të këtij sezoni.

Gjithsesi, për kuriozitet, lind pyetja: Ku kanë qenë trajnerët aktualë të Premier League, në kohën kur Wenger mori drejtimin e Arsenalit?

FOTO GALERI
10/19
Pep Guardiola (Manchester City) Ku: Barcelona Roli: Lojtar Mosha: 25. Nga fundi i vitit 1996, Guardiola ishte në kulmin e fuqive të tij. Pjesë e “ekipit të ëndrrave” të Johan Cruyff, ai ishte edhe mesfushori më i shquar i Bobby Robsonit teksa Barça konkurronte për titullin kampion.

Top Channel