
“Verë dhe portokalle” në Gramsh/ Trupa e humorit të ‘Portokalli” krijoi një atmosferë të shkëlqyer që zgjati deri në orët e vona
27/07 13:30
Dy prindër kanë hedhur aksidentalisht nga furgoni fëmijën e tyre 10 muajsh pasi nuk e kishin siguruar në sediljen e pasme si edhe kishin lënë derën e furgonit hapur.
Në videon e filmuar nga kamerat e sigurisë dallohet momenti kur fëmija bie nga furgoni, e disa sekonda më pas pranë tij afrohen disa njerëz që e marrin për ta hequr nga rruga.
Prindërit e fëmijës raportohet se kishin vënë re mungesën e fëmijës vetëm pasi kishin ndaluar në një kryqëzim.
Pasi u bashkua me prindërit, fëmija u dërgua në spita ku u konfirmua se fatmirësisht ai nuk ka pasur dëmtime serioze nga përplasja.
Top Channel