Shekulli i 20-të ishte shekulli i shpikjeve të mëdha teknologjike, por edhe shekulli i luftërave të mëdha.

E ashtu si në gjithë fushat e tjera, teknologjia përmirësoi edhe mjetet e shkatërrimit; armët. Shuma marramendëse parash janë investuar, energji dhe burime njerëzore pafund janë përdorur në krijimin e armëve nga më të sofistikuarat, që edhe sot u marrin jetën miliona njerëzve.

Por kush ishin disa prej dështimeve të teknologjisë ushtarake? Revista amerikane “Scientific” rëndit disa prej tyre, një pjesë të braktisura prej kohësh nga shkencëtarët dhe inxhinierët ushtarakë amerikanë, një pjesë fati i të cilave nuk dihet ende, nëse vazhdon puna apo jo.

FOTO GALERI
6/6
“Spruce Goose”. Kur nëndetëset gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore kërcënonin sigurinë e anijeve në ujërat e Atlantikut, qeveria amerikane urdhëroi gjetjen e mundësisë së ndërtimit të një varke gjigante fluturuese, e aftë që të mbante në bord 750 trupa. Projekti i nisur gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore përfundoi në vitin 1947, dy vjet pas përfundimit të konfliktit të madh dhe prototipi i vetëm kreu vetëm një fluturim simbolik në plazhet e Kalifornisë…e më pas u zhduk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA