Derbi bregdetar mes Flamurtarit dhe Teutës përfundoi me fitoren e vendasve 3-1 në një ndeshje të cilën të dy ekipet e mbyllën me nga 10 futbollistë.
Skuadra vlonjate në kërkim të një vendi që e kualifikon në kupat Europiane, vuajti fillimisht disavantazhin me penalltinë e Dediç, por përmbysi gjithçka me dy gola të Muharremit dhe një nga Useini.
Në pjesën e dytë Alhasan dhe Franc Veliu u përjashtuan nga loja por kjo nuk ndikoi në ecurinë e takimit për asnjë skuadër. Kjo ishte fitorja e parë e trajnerit të përkohshëm behari, në pankinën e Flamurtarit.
Kukësi barazoi pa gola ndaj Laçit në një transfertë të vështirë në kategorinë Superiore, ndaj një kundërshtari që i mohoi bujshëm finalen e kupës pa ditë më parë.
Skuadra e trajnerit Pakult mori vetëm 1 pikë që gjithsesi e shkëput edhe më shumë nga vendi i tretë në renditje. Kukësi duket i sigurt në rrugën e tij drejt kualifikimit në Europa Lig, aty ku matematika i jep ende shpresa edhe Lacit.
Top Channel